Loading…
Institucionet, 260 milionë euro borxhe
  • 12/04/2019 | 10:09

Institucionet, 260 milionë euro borxhe

Në fund të vitit që lamë pas shuma e borxheve të institucioneve qendrore, lokale, por edhe të atyre të pavarura në vend ka arritur në 226 milionë euro. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prin me 161 milionë euro borxhe, duke pasuar nga Ministria e Infrastrukturës me 38 milionë euro. Derisa prej komunave prin Gjilani me 7.7 milionë euro borxhe.


Në fund të vitit që lamë pas shuma e borxheve të institucioneve ndaj qytetarëve, por edhe ndaj kompanive private ka arritur rekordin në 226 milionë euro, nga 170 milionë euro sa kishte qenë më 31 dhjetor të vitit 2017.

Duke u bazuar në dokumentet zyrtare që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prin me 161 milionë euro borxhe, duke pasuar nga Ministria e Infrastrukturës me 38 milionë euro.

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shihet se në fund të vitit që lamë pas ka pasur borxhe prej 2.4 milionë eurove. /Zëri

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë