Loading…

Institucionet do të harxhojnë 6 milionë euro për vetura luksoze

  • 02/03/2019 | 08:25

Institucionet do të harxhojnë 6 milionë euro për vetura luksoze

Gjatë këtij viti institucionet qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura për blerje të automjeteve të reja kanë paraparë t’i shpenzojnë hiç më pak se 6 milionë euro.


Po ashtu kontrata mbi 10 milionë euroshe për marrje me qira të veturave të reja për nevoja të institucioneve janë nënshkruar edhe gjatë vitit 2018, si dhe gjatë vitit 2017/

Shuma të mëdha parash të buxhetit të Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për furnizim me vetura të reja për institucionet qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura.

Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga buxheti i shtetit shihet se këtë vit për këtë qëllim janë paraparë të shpenzohen hiç më pak se 6 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Po ashtu kontrata mbi 10 milionë euroshe për marrje me qira të veturave të reja për nevoja të institucioneve janë nënshkruar edhe gjatë vitit 2018, si dhe gjatë vitit 2017.

Me buxhetin e paraparë për sivjet Policia e Kosovës për furnizim me automjete transporti ka paraparë t’i shpenzojë hiç më pak se 1 milion e 750 mijë euro, ku nga kjo shumë 647 mijë euro do t’i sigurohen nga buxheti i Kosovës, derisa pjesa tjetër nga mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë