Loading…

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për vërshime në këto zona nesër

  • 22/01/2021 | 19:26

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për vërshime në këto zona nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar që, si rezultat i reshjeve të shiut që do mbizotërojnë në Kosovë përgjatë së shtunës, mund të ketë rrezik për vërshime të shpejta. Zonat të cilat mund të preken nga vërshimet janë nga rajoni i Dukagjinit, shkruan Gazeta Metro.


IHMK një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, teksa ka përmendur edhe zonat të cilat rrezikohen.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshi disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata kanë ndërlidhur edhe linkunme të cilin mund të përcjellët vlerat ujore nëpër zonat e Kosovës, të përditësuara çdo katër orë.

Vërshimet, javë më parë në vend, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në zona të ndryshme të Kosovës. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë