Loading…

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti nesër në Kosovë

  • 26/03/2020 | 19:29

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit dhe se nesër do të ketë reshje shiu, shkruan Gazeta Metro.


Sipas IHMK’së, dita e premte dhe e shtunë do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

Reshjet më të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët, bën të ditur instituti.

IHMK’ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s, paralajmëron instituti.

Më poshtë edhe harta e plotë e 8 qyteteve kryesore në vend. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë