Loading…

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Shqipëri në mbështetje të Thaçit

  • 03/07/2020 | 11:19

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Shqipëri në mbështetje të Thaçit

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Shqipëri përmes një shkrimi publikuar në mediat shqiptare ka ngritur pyetje të shumëta në lidhje me motivet e Zyrës së Prokurorit Special për ta publikuar aktakuzën e dorëzuar ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ende pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Pse është zgjedhur kjo kohë për publikim: vetëm pak para takimit të paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë. A mundemi me të vërtetë të besojmë që prokurorët nuk e kanë paraparë efektin shkatërrues që do të kishte një veprim i tillë në këtë takim dhe në tërë procesin”, thuhet në shkrimin e publikuar në Tirana Times.

Sipas këtij shkrimi, nuk ka kuptim që këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ta priste një person që e di që së shpejti do të akuzohej për krime lufte nga një prokuror amerikan.

“Ekspertët vetëm mund të spekulojnë se cka saktësisht është duke ndodhur në luftën mes administratës Trump dhe institucioneve shetërore, si edhe në luftën transatlantike për dominim që ka prodhuar një dinamikë të rrezikshme dhe negative. Pse kjo dridhje tektonike në një rajon ku perëndimi ka investuar shuma të mëdha në ushtri, kapacitete politike, ëkonomike e diplomatike”, shkruan tutje Times of Tirana.

Sipas Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Shqipërisë, këtyre pyetjeve duhet përgjigjur pasi që stabliteti, siguria dhe progresi i shtetit të Kosovës tashmë i tëri varet nga këto zhvillime, në fatin e akuzave dhe gjyqit potencial.

Në reagim flitet edhe për dështimin e BE-së në dhëien e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Stabiliteti i gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe përparimi i cfarëdo procesi për bashkëpunim rajonal rrezikohet për shkak të një episodi të radhës të sagas që is heh liderët e UCK-së në gjyq, derisa ata që kryen krime të rënda në Kosovë, Bonjë e Kroaci ende nuk janë përballur me drejtësinë”.

Shpresat për cfarëdo dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cfarëdo pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve janë më fragjile se kurrë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë