Instituti për Studime dhe Vlerësime Pronësore ka organizuar një trajnim me dy module: 1. vlerësimin e tokës bujqësore dhe 2. vlerësimin e fermave bujqësore. Në këtë trajnim do të ligjërojë, anëtari i Asamblesë së Grupit Evropian të Shoqatave të Vlerësuesve (TEGoVA) njëherish edhe nënkryetar i Bordit të Standardeve Evropiane të Vlerësimit, Jeremy Moody.
Njoftimi i plotë:
Që nga viti 1995 ai mban detyrën e sekretarit dhe këshilltarit të Shoqatës Qëndrore te Vlerësuesve të Tokave Bujqësore ne Mbreterinë e Bashkuar. Shoqata CAAV ka anëtarësimin e saj më të madh dhe është shumë aktive në përfaqësimin, informimin dhe kualifikimin e vlerësuesve bujqësorë në të gjithë gamën e gjerë të punës që ata ndërmarrin.
Z Moody zotëron një eksperience shumë të gjatë në çështje të qiramarrjes bujqësore, çështjet e okupimit të tokës, taksimin, vlerësimin dhe telekomunikacionin, lidhjet me qeverinë në të gjitha nivelet dhe duke shkruar gjerësisht për politikën dhe praktikën profesionale. Gjithashtu është përfshirë edhe në ndërtimin e bazës ligjore për bujqësinë dhe aktualisht me proçesin e Brexit.
Jeremy Moody sjell në Kosovë, eksperiencën e tij në trajnimin e organizuar nga Instituti për Studime dhe Vlerësime Pronësore me dy module: 1. vlerësimin e tokës bujqësore dhe 2. vlerësimin e fermave bujqësore.
Në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 418 581.76 hektarë, dhe nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 359.07 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 123 869,20 ha (65.8 %); bimë foragjere me 36 208,81 ha (19.2%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 289,06 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8,286.37 ha (4.4%); patate 3 606.21 ha (1.9 %); bishtajore 2 969.41 ha (1.6%); bimë industriale 328.61 ha (0.2%); kultura të tjera 2 318.37 ha (1.2%) dhe tokë djerrinë 10 772.09 ha (5.7 %) .
Ju ftojmë të ndiqni modulet teorike dhe praktike të vlerësimit të këto lloj pasurie vlerësuesit e pasurive në Kosovë i kanë në angazhimet e tyre të përditshme.
Zgjerimi i njohurve nëpermjet edukimit të vazhdueshëm profesional është një kriter i detyrueshëm për vlerësuesit e pasurive dhe ky trajnim ofron 8 (tetë) orë EVP. Data e trajnimit 7.12.2019 ne Hotel Intrenacional Prishtina.