Loading…
Instrumentisti i këngës serbe që e dëgjonte terroristi, ishte dënuar në ’92 për vrasjen e 14 myslimanëve
  • 15/03/2019 | 17:28

Instrumentisti i këngës serbe që e dëgjonte terroristi, ishte dënuar në ’92 për vrasjen e 14 myslimanëve

Fizarmonicisti i këngës nacionaliste serbe të cilën po e dëgjonte terroristi që kreu vrasjen e 49 myslimanëve në xhami në Zelandë të Re, ishte burgosur për vrasjen e 14 myslimanëve dhe kishte vuajtur 5 vite burg.


Serbi që shihet duke luajtur me harmonikë në këngën nacionaliste serbe “Nga Bihaqi në fshatin Petrovac”, këngë të cilën po e dëgjonte terroristi i krishterë Brenton Tarant kur ai shkoi për të bërë një masakër në xhami në Zelandën e Re, ishte akuzuar për vrasjen e myslimanëve në Bosnje, por u lirua pas pesë vitesh nga një gjykatë gjermane në mungesë të provave.

Emri i tij është Novisllav Dzajic. Ai shihet së bashku me Nikolla Jorgici, i cili është producent i këngës, e cila nxit ushtarët serbë.

Ai në vitin 1998 u përball me akuza për gjenocid, por u dënua me vetëm pesë vjet për shkak të mungesës së provave, dhe u lirua para skadimit të dënimit.

Ai u gjykua në Mynih, por Gjykata e Lartë e këtij vendi nuk mundi të përcaktojë nëse ai kishte për qëllim të kryente krimin.

Në mënyrë të veçantë, gjykimi pohoi se në fshatin mysliman Djedjev, më 21 prill 1992, ai kishte torturuar 13 myslimanët dhe dy muaj më vonë ai vrau 14 fshatarë në Trnovace.

Ai u gjet fajtor për 14 raste të vrasjes dhe një tentim vrasje, dhe u dënua me pesë vjet burg.

Ai ishte në gjykim gjatë gjithë kohës duke pretenduar të jetë viktimë e një ndryshimi klasik të identitetit, shkruan Reporteri.net.

Përndryshe, kjo këngë ka një emër zhargon në anglisht “Remove qebap”, e cila ka kuptimin “Hiqni qafe myslimanët”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë