Është duke u zhvilluar ndeshja jashtëzakonisht interesante dhe me tensione në mes Prishtinës dhe Dritës, përderisa rezultati është 0:0, diçka që ka rënë në sy janë ofendimet e ‘intelektualëve’ drejtuar trajnerit të Prishtinës, Ismet Munishi, shkruan Gazeta Metro.
Përderisa rezultati i ndeshjes Prishtina-Drita është 0:0, tifozët e dritës ‘intelektualet’ filluan ta ofendojnë Ismet Munishin.
Ndërsa menjëherë ka reaguar edhe trajneri i Prishtinës ndaj këtyre ofendimeve të ‘Intelektualëve’.
Duhet theksuar se Munishi ka qenë edhe trajneri i Dritës në të kaluarën.
Më poshtë mund ta shikoni videon.
Prishtina e ka gjetur rrugën e portës, por që goli u anulua për fat të mirë të Dritës.
Ishte një moment në minutën 53-të kur Kreshnik Uka e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje./gazetametro.net