Loading…

Inteligjenca artificiale mund ta shkatërrojë njerëzimin

  • 21/02/2017 | 11:25

Inteligjenca artificiale mund ta shkatërrojë njerëzimin

Miliarderi Elon Musk beson se inteligjenca artificiale do jetë katastrofike për njerëzimin.


Ai paralajmëroi se gjithmonë e më shumë njerëz do mbeten pa punë, pasi robotët do kryejnë punën e tyre. Për këtë arsye, Musk propozon se duhet të prezantohet një pagë universale për të ndihmuar njerëzit, transmeton gazetametro.net

Duke folur në Dubai, miliarderi tha se udhëtimet hapësinore do jenë krejt normale si një fluturim me avion brenda 50 vitesh.

Biznesi i kompanisë së makinave Tesla thotë se brenda dhjetë vitesh nuk do ketë më shoferë në rrugë, por vetëm makina autonome.

Musk tha se është e mundur që inteligjenca artificiale të shkatërrojë njerëzimin. Ai gjithashtu paralajmëroi qeveritë: “Shiheni me kujdes mënyrën se si po zhvillohet inteligjenca artificiale”, përcjell gazetametro.net.

“Shumë shkencëtarë janë kaq të zhytur në punën e tyre sa nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Super inteligjenca dixhitale do jetë sikur në planetin tonë të vijnë alienët”.

“Nëse vdisni në ditët e sotme, shpirti dixhital do jetë sërish vërdallë në mediat sociale, në emaile, ku me kalimin e kohës do shohim një shkrirje të inteligjencës biologjike me atë dixhitale”.

Elon Musk, të cilin e krahasuan me Albert Ajnshtajnin në këtë konferencë, ka një pasuri prej 11 miliardë dollarësh dhe cilësohet si një nga vizionarët më të mëdhenj në botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë