Loading…

Inteligjenca britanike: Putin gati të zyrtarizojë aneksimin e territoreve ukrainase

  • 27/09/2022 | 22:22

Inteligjenca britanike: Putin gati të zyrtarizojë aneksimin e territoreve ukrainase

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, është i gatshëm që formalisht të bëjë aneksimin e disa regjioneve ukrainase këtë javë, pas mbajtjes së referendumeve në territoret aktualisht të pushtuara, shkruan Gazeta Metro.


Inteligjenca britanike thotë se Putin do të adresojë të dy dhomat e parlamentit rus më 30 shtator, ku do të shfrytëzojë rastin për të zyrtarizuar bashkëngjitjen e territoreve të pushtuara të Ukrainës me Rusinë.

Këtë ai ka planifikuar ta bëjë pas mbajtjes së referendumeve në këto vende, të cilat u përmbyllën sot dhe, siç pritej, dolën bindshëm në favor të bashkimit me Rusinë.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar po ashtu thotë se udhëheqësit rusë pothuajse me siguri shpresojnë se çdo njoftim i aneksimit të territoreve do të shihet si një justifikim i ‘operacionit ushtarak special’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin.

Sipas po këtij raporti britanik, kjo aspiratë ka të ngjarë të minohet nga rritja e ndërgjegjësimit të brendshëm për pengesat e fundit të Rusisë në fushën e betejës dhe shqetësimi domethënës për mobilizimin e pjesshëm të shpallur javën e kaluar, që ka shtyrë shumë rusë që ta lënë vendin drejt Gjeorgjisë e Finlandës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë