Loading…

Inteligjenca britanike zbulon objektivin e radhës të forcave ruse në Ukrainë

  • 03/12/2022 | 11:01

Inteligjenca britanike zbulon objektivin e radhës të forcave ruse në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar inteligjencën e re për pushtimin rus në Ukrainë.


Sipas tyre, forcat ruse po bëjnë përpjekje të mëdha në frontin rreth qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut.

“Plani rus është ndoshta të rrethojë qytetin me një avancim taktik në veri dhe jug”, shkruajnë britanikët.

Ditët e fundit, Rusia ka bërë pak përparim në aksin jugor të këtij sulmi.

“Rusia e ka bërë prioritet Bakhmutin si përpjekjen e saj kryesore sulmuese që nga fillimi i gushtit 2022. Marrja e qytetit do të kishte vlerë të kufizuar operacionale, megjithëse do të lejonte Rusinë të kërcënonte zona më të mëdha urbane si Kramatorsk dhe Slovyansk”, shkruan në raportin e inteligjencës britanike.

Megjithatë, oficerët e inteligjencës britanike theksojnë se kjo fushatë është në mënyrë disproporcionale e shtrenjtë në krahasim me përfitimet e mundshme.

“Ekziston një mundësi reale që kapja e Bakhmut të jetë bërë kryesisht një qëllim simbolik, politik i Rusisë”, shtojnë ata.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të këtij viti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë