Loading…

Intensifikohet bashkëpunimi i juristëve dhe avokatëve të diasporës me OAK-un

  • 13/12/2016 | 16:53

Intensifikohet bashkëpunimi i juristëve dhe avokatëve të diasporës me OAK-un

 Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka pritiur në një takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.


Në takim është biseduar rreth  realizimti të rekomandimeve të dala nga konferenca me juristë e avokatë shqiptarë nga diaspora.

“Një nga rekomandimet e dala nga kjo konferencë, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet juristëve dhe avokatëve shqiptare të diasporës dhe avokatëve e institucioneve të Kosovës ishte publikimi i listës së juristëve dhe avokatëve të diasporës në uebfaqen e Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ministri Murati ia dorëzoi listën e juristëve dhe avokatëve të diasporës Havollit, thuhet më tutje.

Publikimi i kësaj liste do të mundësojë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet juristëve e avokatëve të diasporës dhe avokatëve – anëtarë të Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe institucioneve të tjera të Kosovës. Po ashtu, kjo listë ka rëndësi, meqë mundëson kontaktet mes tyre, angazhimin dhe përfaqësimin e avokatëve në vende të ndryshme jashtë Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë