Loading…

Inter do të ndërpresë kontratën me Sanchez, kjo është skuadra e interesuar për të

  • 01/08/2022 | 18:52

Inter do të ndërpresë kontratën me Sanchez, kjo është skuadra e interesuar për të

Sipas raportimeve të fundit skuadra e Inter ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin e njohur, Alexis Sanchez, për të ndërprerë kontratën aktuale, transmeton Gazeta Metro.


Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano në një postim në Twitter ka shkruar se kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare përpara se të nënshkruhet kjo marrëveshjes mes dy palëve.

Ai tani do të mbetet lojtar i lirë dhe një ndër skuadrat më të interesuara për të siguruar shërbimet e tij është klubi francez, Olympique Marseille.

E interesuar për 33-vjeçarin është raportuar nga mediumet angleze që është edhe Arsenal, e cila synon rikthimin e tij në ‘Emirates’ pas disa sezonesh.

33-vjeçari ka kontratë me ‘Nerrazurët’ deri në vitin 2023, ndërsa sezonin e kaluar në të gjitha garat ishte paraqitur në 38 ndeshje ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi pesë asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë