Romelu Lukaku është më i përfoluri në këtë sezon të transferimeve me dështimin e mbi 100 milionë eurove në Chelsea një vit pasi që u largua nga Inter. Klubi italian e festoi kthimin e tij në formë huazimi me një video fort të çuditshme, transmeton Gazeta Metro.
Lukaku që bëri bujë në janar me intervistën e tij ku tregonte se nuk ishte i kënaqur në Chelsea dhe do të dëshironte të kthehej në Inter Milan as gjashtë muaj pasi që u transferua në Chelsea. Ai u dënua nga klubi anglez dhe sezoni i tij në Angli e mori tatëpjetën që nga atëherë.
Futbollisti belg ia doli të kthehej në Inter në formë huazimi me damkën e njërit prej transferimeve më zhgënjyese në histori të Premier League dhe reputacionin e profesionalizmit të tij të njollosur.
Chelsea kishte konfirmuar se Lukaku iu ka bashkuar Inter që në qershor por Inter e kishte shtyrë njoftimin deri të martën në mbrëmje.
Ata publikuan videon në shumë platforma dhe aty shihej Lukaku në fokus të kuadrit derisa recitohej soneti 109 i shkrimtarit të famshëm anglez William Shakespeare./gazetametro.net