Loading…

Inter Miami një makth për Beckham, do t’i duhet ta shkarkoj trajnerin që e ka shok të mirë

  • 22/07/2021 | 19:24

Inter Miami një makth për Beckham, do t’i duhet ta shkarkoj trajnerin që e ka shok të mirë

Beckham ka investuar 40 milionë dollarë këtë vit, solli edhe mikun e tij me të cilin luante në kohërat e arta të Manchester United, Phil Neville si trajner. Neville si trajner nuk mund të kishte zhgënjyer më shumë si bordin edhe tifozët në Florida pasi u mposht në Miami me rezultat 0:5 Nga New England Revolution, transmeton Gazeta Metro.


Inter Miami janë zyrtarisht ekipi më i keq në Major League Soccer në SHBA, derisa legjenda angleze David Beckham po shikon si po i prishet ëndrra amerikane.

Nga 540 minuta lojë interistët e Miamit kanë shënuar vetëm një gol. Nga dymbëdhjetë ndeshje deri tani nën udhëheqjen e Phil Neville kanë fituar vetëm dy ndeshje që nga shkurti.

Zyrtarët e klubit amerikan e kishin mbrojtur caktimin si trajner Phil Neville, megjithëse mediat kishin përmendur karrierën jo dhe aq të suksesshme të tij. Ishte përmendur edhe çështja e nepotizmit nga presidenti i klubit, David Beckham.

Mediat angleze që janë mjaft cinike kishin tallur hapur këtë nismë të Beckham, duke parashikuar që nga fillimi se do të zhgënjehet. Ata ishin mjaft të zemëruar me Neville që sipas tyre mori një kombëtare solide të femrave dhe e shndërroi në një mediokre.

Nuk e harronin edhe aventurën e vëllait të madh të trajnerit anglez, Gary Neville, mik i mirë i Beckham po ashtu që pati një katastrofë prej aventure në krye të Valencia që edhe i dha fund karrierës së tij prej trajneri. Edhe atje kishte ca nepotizëm pasi pronari e kishte mik të mirë Gary Neville dha ja besoi atij skuadrën pa asnjë ditë përvoje.

“Ne kemi një mundësi të ndërtojmë diçka më të madhe dhe më të mirë se gjithçka në Amerikë. Dhe jo vetëm në Amerikë por edhe të respektuar në mbarë botën” kishte thënë Phill Nevill në shpalljen e tij trajner i Inter Miami në muajin shkurt.

Sa mendjelehta duken këto deklarata sot. Tani për tani është ekipi më i keq në SHBA./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë