Skuadra e Inter duket se po mundohet me çdo kusht të përshpejtojë shitjet nga skuadra për të tentuar më pas transferimin e sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala. Siç raportohet sulmuesi, Alexis Sanchez dhe mesfushori, Arturo Vidal, janë dy të ‘sakrifikuarit’ me skuadrën braziliane Flamengo e interesuar për transferimin e dyshes, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra braziliane Flamengo raportohet gjithashtu se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Arturo Vidal, i cili pritet të nënshkruajë kontratën e re në ditët e ardhshme.
Ndërsa për ish-sulmuesin e Arsenal është një ide e minutave të fundit nga ana e Flamengos të cilët duket janë duke synuar të kenë dyshen kiliane në radhët e veta për sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja me Sanchez është paksa më e vështirë, derisa negociatat me agjentin e 33-vjeçarit veçse kanë filluar, siç raporton Goal.
Kujtojmë që Inter prej fillimit të afatit kalimtar veror ka qenë tejet e interesuar për sulmuesin e Juventus, Paulo Dybala, të cilit i skadoi kontrata së fundmi dhe me gjasë nuk do të rinovoj me ‘Zonjën e Vjetër’. /gazetametro.net