Loading…

Inter vetëm në ‘frymën’ e fundit triumfon kundër Lecces

  • 13/08/2022 | 22:48

Inter vetëm në ‘frymën’ e fundit triumfon kundër Lecces

Në javën e parë të Serie A skuadra e Inter ka triumfuar si mysafir i Lecces me rezultat 1-2, ndërsa goli i i fitores u shënua vetëm në fund të ndeshjes, transmeton Gazeta Metro.


Në stadiumin ‘Via del Mare’ ‘Nerazzurrët’ u befasuan nga skuadra e sapo promovuar në kampionatin elitar të Italisë.

Megjithëse, filluan shumë mirë takimin me golin e realizuar në minutën e 2’të nga qendër sulmuesi belg, Romelu Lukaku, nënkampionët e Italisë nuk e patën aspak të lehtë të marrin tre pikët.

Në minutën e 48’të rezultatin e barazoi sulmuesi, Assan Ceesay, kurse të udhëhequrit e Simone Inzaghit nuk u dorëzuan deri në ‘frymën’ e fundit për të arritur fitoren.

Po zhvillohej minuta e fundit e takimit dhe një pakujdesi e vogël në mbrojtjen e vendasve, shumë mirë u gjet holandezi, Denzel Dumfries dhe i siguroi tre pikët e para Inter’it.

Gjatë ditës së sotme në Serie A u zhvilluan edhe këto tre ndeshje: Milan-Udinese 4-2, Sampdoria-Atalanta 0-2 dhe Monza-Torino 1-2. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë