Zona e Kemerovos në jugperëndim të Siberisë ka shokuar njerëzit, të cilët shpërndanë në rrjetet sociale fotot të borës me ngjyrë të zezë, transmeton Gazeta Metro.
Pamja duket e bukur, por fenomeni i frikshëm. Kjo sipas ekspertëve të mjedisit ka të bëjë me ndotjen. Në këtë zonë operojnë industritë e minierave të qymyrit dhe emetimi i tymit të zi ka bërë që bora të kthehet në ngjyrë të zezë.
‘Ka shumë pluhur qymyri në ajër gjatë gjithë kohës. Kur bie borë, ndotja bëhet e dukshme. Ju nuk mund ta shihni atë gjatë pjesës tjetër të vitit, por ndotja është në ajër’, thonë ekspertët.
Ka pellgje të shumta të mbushura me qymyr në Kuznetsk, epiqendra e industrisë së qymyrit të Rusisë dhe aktivistët pohojnë se ndotja prej tyre po ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e vendasve./gazetametro.net