Arsenal dhe Chelsea raportohet se kanë arritur marrëveshje për mesfushorin italian, Jorginho, transmeton Gazeta Metro.
Sipas gazetarit anglez të mediumit ‘The Athletic’, David Ornstein, Jorginho do të nënshkruajë kontratë deri në verën e 2024 me opsion vazhdimi edhe për një vit me ‘Topçinjtë’.
Nga shitja e 31-vjeçarit ‘Blutë e Londrës’ do të përfitojnë 12 milionë funte.
Ai pritet që gjatë ditës së sotme të përfundojë testet mjekësore dhe pastaj të bëhet zyrtarizimi i tij.
🚨 Arsenal have agreed deal with Chelsea to sign Jorginho. Worth £12m & personal terms in place on contract to summer 2024 + option to extend by 1yr. Expected at #AFC training ground today to undergo medical + complete #DeadlineDay move @TheAthleticFC #CFC https://t.co/6fK3jlyB8J
— David Ornstein (@David_Ornstein) January 31, 2023
Jorginho ishte pjesë e Chelsea që nga viti 2018 kur ishte transferuar nga Napoli për një shifër të lartë prej 57 milionë eurove.
Gjatë kësaj periudhe italiani ka zhvilluar 213 ndeshje, ku ka shënuar 29 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime. /gazetametro.net