Loading…
Interesante: Gjendet një flamur shqiptar në fundin e Oqeanit Paqësor
  • 16/05/2019 | 08:34

Interesante: Gjendet një flamur shqiptar në fundin e Oqeanit Paqësor

Në fund të Oqeanit Paqësor, janë gjetur disa mbetje nga një oficer në pension i marinës amerikane Viktor Veskovo, dhe krahas flamurit të Amerikës është parë edhe flamuri kuq e zi, trasnmeton Gazeta Metro.


Surpriza e misionit të nëndetëses emërtuar “Limiting Factor” ishte vendosja e flamurit shqiptar në sipërfaqen e mjetit zhytës. Në zhytjen më të thellë detare të kryer nga njeriu brenda një nëndetëseje, një investitor nga Texas-i gjeti diçka të zakonshme që mund të shihet thuajse në çdo rrugë të planetit: mbeturina.

Victor Vescovo, një oficer në pension i marinës, e bëri zbulimin pasi u zhyet në thellësinë e 10,928 metrave në Kanalin Mariana, që konsiderohet si pika më e thellë e oqeanit. Vescovo, pa në fundin e oqeanit mbetje plastike. Ky zbulim i tij e thellon krizën e plastikës dhe sipas llogaritjeve të Kombeve të Bashkuara në oqeanet e botës gjenden rreth 100 milionë tonë mbetje plastike.

Gjatë ekspeditës tre javore, u realizuan katër zhytje në Kanalin Mariana me nëndetëse dhe është mbledhur material biologjik dhe shkëmbor.

Surpriza e misionit të nëndetëses emërtuar “Limiting Factor” ishte vendosja e flamurit shqiptar në sipërfaqen e mjetit zhytës, krah flamujve të tjerë të Kombeve të Bashkuara, ShBA-së, të Teksasit dhe të Klubit të Eksploratorëve.

Siç tregon faqja zyrtare e ekspeditës, flamuri shqiptar është vendosur për të respektuar këmbënguljen dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe të një gruaje shqiptare në veçanti, që është partnere afatgjatë e sponsorit të ekspeditës.

Kjo ishte hera e tretë në historinë e njerëzimit që realizohet një zhytje në pikën më të thellë të oqeanit. Kianesti kanadez James Cameron realizoi një zhytje të ngjashme në vitin 2012 me një nëndetëse, duke arritur në thellësinë e 10.980 metrave.

Përpara zhytjes së Cameron-it, ekspedita e parë e zhytjes në thellësinë e oqeanit u realizua nga marina amerikane në vitin 1960, duke arritur thellësinë e 10,912 metrave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë