Loading…

Interesante kjo: Teuta Selimi tregon arsyet pse e la Zvicrën për t’u kthyer në Kosovë

  • 13/11/2021 | 09:34

Interesante kjo: Teuta Selimi tregon arsyet pse e la Zvicrën për t’u kthyer në Kosovë

Në korrik të këtij viti, këngëtarja Teuta Selimi vendosi që të kthehej nga Zvicra bashkë me familjen e saj për të jetuar në Kosovë. Por, si erdhi deri te ky vendim?

Në një intervistë që ka realizuar së fundi, Teuta ka treguar se ky ka qenë vendim i vështirë, por se e kanë pasur në mendje qe një kohë.

Arsyen për kthimin e saj në vendin e origjinës, ajo e lidh me familjen, shoqërinë dhe profesionin.

Në një moment, ajo tregoi edhe se ishte lodhur duke udhëtuar nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas.

“Kemi fol disa herë për këtë temë për me u kthy. Dëshira s’ka mungu as ma herët për me u kthy në Kosovë. Ndoshta dikush e kish pas ma lehtë, ata persona që dalin me jetu jashtë e kanë ma të lehtë me jetu atje, nëse kanë lind apo kanë shku si fëmijë. Me një moshë çfare kam shku unë ose burri është moshë kritike me u ambientu me një shtet të huaj. Edhe pse mendoj që kemi arrit me u integru mirë, se s’mundesh me thanë asnjë fjalë të keqe për Zvicrën.

Mirë na kanë prit, mirë na kanë trajtuar sepse përnime është një vend ideal për me jetu. Por, mu gjthmonë më ka mungu spontaniteti, shoqëria e familja. Masnej edhe profesioni e ka kërku me kanë unë ma shumë këtu. Me thanë të drejtën, mu pat lodh shpirti tu u end”, ka thënë Teuta në Prive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë