Loading…
Interesante: Kur Higgs fitoi çmimin Nobel, e kuptoi nga fqinja
  • 14/03/2019 | 14:29

Interesante: Kur Higgs fitoi çmimin Nobel, e kuptoi nga fqinja

Fituesi i çmimit “Nobel” në fizikë, profesor Peter Higgs, nuk e dinte që kishte fituar këtë çmim, derisa një zonjë e uroi në rrugë, duke i thënë: “Urime për të rejat”, trasnmeton Gazeta Metro.


Higgs, i cili nuk ishte në dijeni se çfarë të rejash kishin ndodhur me të, i përgjigjet zonjës duke i thënë: “Çfarë të rejash?”.

Një fqinje e tij e kishte marrë vesh nga vajza e vet, e cila e kishte marrë në telefon për t’i thënë që profesori kishte fitur çmimin Nobel, por vetë Higgs nuk dinte gjë për këtë.

Ai kishte qenë për drekë në Edinburgh dhe nuk e kishte marrë telefonin me vete. Kur Higgs vajti në shtëpi, mësoi më shumë rreth këtij lajmi, nga mesazhet që i kishin ardhur në telefon./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë