Loading…

Interi fitoi Superkupën pas 12 vitesh, Inzaghi: E merituam

  • 13/01/2022 | 11:10

Interi fitoi Superkupën pas 12 vitesh, Inzaghi: E merituam

Simone Inzaghi beson se Interi meritoi të fitojë Superkupën e Italisë.


Interi e mundi në finale Juventusin duke shënuar golin e fitores në minutën e 120-të, ishte Alexis Sanchez heroi i zi e kaltërve.

Inzaghi ka thënë se u ndeshëm më një skuadër shumë të fortë por që fitorja ishte e merituar.

“U ndeshëm me një skuadër shumë të fortë, që luajti si Juventusi, por nuk na krijoi shumë vështirësi. Pashë edhe shifrat, fitorja është e merituar. Donim që ta fitonim me çdo kusht këtë trofe”, u shpreh ai.

Ai ka thënë se është shumë i kënaqur me fitoren e tij.

“Nuk është kurrë e lehtë që ti mundësh, edhe pse unë kisha precedentë në favorin tim përballë tyre në Superkupë. Jam shumë i kënaqur”.

Tutje, Inzaghi ka thënë se duhet të vazhdohet tutje në këtë mënyrë.

“Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, kishte 12 vite që Interi nuk e fitonte Superkupën. Kishte kaluar shumë kohë për një klub si ky”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë