Loading…

Interi i madh po rikthehet, konfirmohet transferimi ‘bombë’ i Contes

  • 12/07/2019 | 08:08

Interi i madh po rikthehet, konfirmohet transferimi ‘bombë’ i Contes

Nicolo Barella pritet t’i kryejë të premten testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontraë 4-vjeçare me Interin. 22-vjecari do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.


Interi më në fund ka arritur marrëveshje me Cagliarin për transferimin e mesfushorit, Nicolo Barella për 45 milionë euro plus bonuse.

“Sky Sport Italia”, “Sportitalia”, “Gazzetta dello Sport” dhe “Niccolo Ceccarini” të gjitha raportojnë se Barella do t’i kryejë të premten testet mjekësore dhe më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Derisa Sky raporton se 22-vjeçari do të transferohet në formë huazimi me obligim blerje për 45 milionë euro, Gazzetta shkruan se huazimi do t’i kushtojë Interit 10 milionë euro plus 35 të tjera në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare dhe do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Barella do t’i bashkohet skuadrës në parasezon menjëherë pasi t’i kryejë testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te Interi.

Antonio Conte shpreson ta ketë të gatshëm nga dita e parë në International Champions Cup, që do të nisë me sfidën kundër Manchester United me 20 korrik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë