Loading…

Interi mposht Getafen dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Europës

  • 05/08/2020 | 23:10

Interi mposht Getafen dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Europës

Skuadra e Interit ka arritur që të shënoi fitore ndaj Getafes dhe të siguroi një vend në fazën çerekfinale në Ligën e Europës, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka arritur që të shënoi fitore të pastër ndaj spanjollëve, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘VELTINS-Arena’ ka përfunduar me rezultatin 2-0. Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen shënuan golat e fitores në minutat 33 dhe 83.

Interi në çerekfinale takohet me fituesin e duelit mes Bayer Leverkusenit dhe Rangers, me ndeshjen e parë që është fituar nga gjermanët me rezultatin 3-1. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë