Skuadra e Interit ka regjistruar fitoren e dytë në ndeshjen e dytë në Serie A, duke mposhtur me rezultat bindës skuadrën që po merr pjesë në Serie A për herë të parë, transmeton Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në kampionatin italian, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shënoi fitore në udhëtim te Benevento.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Stadio Ciro Vigorito’ ka përfunduar me rezultatin 2-5. Romelu Lukaku shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Roberto Gagliardini, Achraf Hakimi e Lautaro Martinez.
Ndërkaq, të dy golat për skuadrën vendase i shënoi Gianluca Caprari.
Ndryshe, Interi tani ka 6 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, kurse Benevento mbetet me 3 pikë dhe renditet në pozitën e 12’të. /gazetametro.net