51.2% të njerëzve përdorin internetin nga telefoni, ndërsa në anën tjetër 48.7% nga kompjuteri.
Përditshmëria jonë është e mbushur me përdorimin e telefonave, duke lënë çdo ditë e më shumë anash vendin që dikur patën kompjuterët.
Përdorimi i telefonit ka kaluar atë të kompjuterit tashmë edhe zyrtarisht, kjo statistikë është regjistruar për herë të parë si e tillë.
Të dhënat ofrohen nga StatCounter, kompani e cila merret me monitorimin e internetit.
Studimi mbështet edhe nga të dhënat e kaluara ku u tregua se numri i përdoruesëve të internetit nga telefoni po e kalon atë të përdorimit nga kompjuteri, transmeton gazetametro.net
Këtu nuk janë llogaritur ata përdorues që i praktikojnë që të dy metodat. Poashtu edhe Google në muajin maj të ketij viti ka njoftuar se shumicën e kërkimeve i kanë nga telefonat.
Kjo statistikë paraqet një moment mjaft të madh për të gjitha kompanitë të cilat kanë pasur ndonjë dyshim nëse ja vlen që të përqendrohen në telefona për ofrimin e shërbimeve të tyre./gazetametro.net