Loading…

Interpoli në kurth të Serbisë

  • Nga

  • 10/01/2017 | 16:08

Interpoli në kurth të Serbisë

Ministria e Brendshme e Serbisë në njërën anë lëshon fletëarreste ndërkombëtare për shqiptarë, ndërsa në anën tjetër, serbët e kërkuar nga Interpoli nuk i arreston edhe pse ata lëvizin lirshëm atje. 


Mbi 157 fletarreste shteti serb i ka deponuar në Interpol duke akuzuar shqiptarët, kryesisht pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për krime ndaj serbëve dhe bashkëpuntorëve të tyre gjatë luftës në Kosovë, shkruan gazetametro.net.

Deri tash, dhjetëra pjesëtarë të UÇK’së janë arrestuar nga policia e shteteve që janë anëtare në Interpol, por asnjë prej tyre nuk është ekstraduar në Serbi. Lista e të arrestuarve është e gjatë, por kulmi i këtij manipulimi të Serbisë me Interpolin arriti kur policia e Francës arrestoi Ramush Haradinajn, Gjeneral i UÇK’së dhe Kryetar Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës (AAK), parti e cila përfaqësohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Por, Serbia nuk vepron njejtë edhe me qytetarët e vet. Ndryshe nga ç’ndodhë me të kërkuarit e Serbisë që s’janë shtetas të saj, të kërkuarit e Interpolit në Serbi, sillen të lirë. Bile ata e kanë guximin edhe të dalin në foto me Shefin e Diplomacisë së Rusisë Sergeji Lavrov, siç ishte rasti me të dyshuarin për tentimpuçin në Mal të Zi. Një nga ta është Nemanja Ristic, i cili edhe pasi dyshohet që organizoi puçin në Mal të Zi, sillet i lirë në Serbi.

Për këtë qasje të Serbisë, ka folur për gazetametro.net edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani. Ai ka thënë se Serbia nuk po i kryen obligimet e veta ndaj Interpolit.

“Po Mali i Zi duhet të dërgojë një ankesë në Interpol, pasi Serbia nuk po i kryen obligimet që i jep anëtarësimi në Interpol”, ka thënë Ramadani. Sipas tij në këtë pikë, Mali i Zi duhet të ankohet në Interpol.

Ndërsa, për ndalimin e Haradinajt në Francë, Ramadani ka ritheksuar se ky veprim është jashtë logjikës juridike e politike.

1

Ndërkohë, asnjë nga zyrtarët e Qeverisë së Serbisë dhe asnjë nga Ambasada e Rusisë në Beograd dhe Podgoricë nuk ka shpjeguar se çka po kërkon puçisti Nemanja Ristic në fotografi me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, transmeton gazetametro.net.

lavrov-dhe-pucisti

Ndryshe, Nemanja Ristic, është i dyti nga e majta, me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Varrezat e Çlirimtarëve në Beograd. Ai është një serb me nënshtetësi, për të cilin mediat malazeze, duke iu referuar dokumentit të Prokurorisë Speciale, pretendojnë se ishte i përfshirë në organizimin e një puçi të pasuksesshëm terrorist në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, dhe që u kërkua arrestimi i tij për kërcënime ndaj zyrtarëve vendas dhe të huaj, transmeton gazetametro.net.

Fotografia e Lavrov është me 12 dhjetor në Beograd gjatë vizitës së tij të fundit atje. Aty Lavrov shihet me tre anëtarë të organizatave të djathta “Zavetnici”, të fotografuar pas vënies së kurorës në Varrezat e Çlirimtarëve të Luftës së Dytë Botërore në Beograd. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë