Loading…

Interpoli suspendon aplikimin e Kosovës në këtë organizatë

  • 08/11/2016 | 17:43

Interpoli suspendon aplikimin e Kosovës në këtë organizatë

Interpoli ka bërë të ditur sot se ka suspenduar aplikimet për anëtarësim në këtë organizatë të Republikës së Kosovës, Palestinës, dhe Ishujve Solomon.

Organizata policore, në një komunikatë të lëshuar të martën, tha se “të gjitha aplikimet aktuale si dhe në të ardhmen të Republikës së Kosovës, shtetit të Palestinës dhe Ishujve Solomon janë suspenduar”.

interpol

Gjithashtu, në komunikatë bëhet e ditur se Interpoli ka caktuar një këshilltar i cili do ta ketë për detyrë të japë rekomandime rreth shteteve të cilat aplikojnë në të ardhmen për të qenë pjesë e kësaj organizate. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë