Loading…

‘Invadimi i Ukrainës nga Rusia ’: Nis samiti Biden – Putin

  • 07/12/2021 | 18:38

‘Invadimi i Ukrainës nga Rusia ’: Nis samiti Biden – Putin

Presidenti Amerikan Joe Biden nisi takimin virtual të martën me presidentin rus Vladimir Putin në kohën e shqetësimit për invadim të mundshëm të Rusisë në Ukrainë pas shtimit të numrit të trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti Joe Biden do të jetë virtualisht përballë homologut të tij rus për t’u përqendruar në vendimin e fundit të Presidentit Vladimir Putin për të grumbulluar trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se Ukraina është në krye të listës së çështjeve që dy udhëheqësit do të diskutojnë.

“Është një mundësi për të diskutuar një sërë temash në marrëdhëniet SHBA-Rusi, përfshi stabilitetin strategjik, çështjet kibernetike dhe rajonale. Sigurisht që edhe shqetësimet tona për aktivitetet ushtarake në kufi do të jenë një pjesë e rëndësishme e diskutimit”.

Jen Psaki tha se administrata po përgatit një sërë lëvizjesh ekonomike – si sanksionet – për të bindur Moskën të dëgjojë.

Sanksionet e paralajmëruara nga SHBA mund të kenë cak bankat e mëdha ruse dhe pengojnë mundësinë Kremlinit në konvertimin e valutës së tyre në valuta tjera.

Zyrtarët e inteligjencës së SHBA’së kanë arritur në përfundim se Rusia po planifikon për një ofensivë ushtarake në pranverën e vitit të ardhshëm. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i ka thënë Fox News se plani i Rusisë përfshinë grupe prej 100 batalionesh taktike me 175 mijë personel ushtarak. Ata kanë vërejtur një rritje të propagandës ruse të diskreditimit të NATO’s dhe qeverisë ukrainase./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë