Loading…

IOC: Të gjitha shtetet që nuk garantojnë pjesëmarrjen e Kosovës në turne ndërkombëtarë, do të përjashtohen

  • 19/11/2018 | 22:43

IOC: Të gjitha shtetet që nuk garantojnë pjesëmarrjen e Kosovës në turne ndërkombëtarë, do të përjashtohen

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), e ka konfirmuar përsëri pozicionin e saj në lidhje me pjesmarrjen e Kosovës nëpër garat ndërkombëtare, kështu duke u dërguar sot një letër të gjitha federatave ndërkombëtare.

IOC’ja i ka kërkuar të gjithë federatave që të ketë liri dhe jo diskrimin gjatë ngjarjeve sportive ndërkombëtare nga një shtet i cili i organizon ato, njofton gazetametro.net.

Po ashtu thuhet se nëse kjo nuk është e mundur që të gjitha shtetet të kenë trajtim të barabartë do të përjashtohen nga e drejta e organizimit të ngjarjeve sportive.

“Kjo është me qëllim që të sigurohet trajtim i barabartë për të gjithë atletët pjesëmarrës dhe delegacionet sportive, në pajtim me parimet bazë të autonomisë dhe mosdiskriminimit, që udhëheqin Lëvizjen Olimpike. Nëse kjo nuk është e mundur, apo ka dyshime, IOC-ja e ka bërë të qartë se çdo shtet që nuk ofron garanci për këto parime, do të përjashtojë veten nga e drejta e organizimit të një ngjarje sportive”, thuhet në letrën e IOC-së, njofton gazetametro.net.

IOC ka përsëritur se asnjë organizatë sportive nuk duhet të kërkojë organizim të ngjarjeve sportive pa pasur përfundimisht të gjitha garancitë për mosshkeljen e këtyre parimeve.

“Ka pasur disa shembuj së fundmi për këtë çështje që u zgjodhën pa probleme dhe me sukses falë bashkëpunimit dhe qasjes së përbashkët mes IOC-së, Federatave Ndërkombëtare, dhe organizatorëve/autoriteteve lokale dhe komiteteve përkatëse. Shembulli më i fundit ishte në Spanjë, ku delegacioni sportiv i Kosovës ka hasur në vështirësi të vazhdueshme me pjesëmarrjen në disa ngjarje ndërkombëtare sportive të mbajtura aty. Qeveria e Spanjës tani ka siguruar se do të angazhohet për të garantuar pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në ngjarjet sportive të organizuara në Spanjë nën kujdesin e IOC-së, siç ishte rasti i Lojërave Mesdhetare në Tarragona. Kjo do të thotë lehtësim për viza për pjesëmarrësit kosovarë dhe lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare, flamurin e himnin, sipas protokollit olimpik. Shkurtimisht, ka siguruar se këta atletë do të marrin pjesë me të drejta të barabarta si të tjerët”, thuhet më tej në këtë letër nga IOC.

IOC ka përsëritur se çështja politike është e ndarë nga sporti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë