Loading…

Ipeshkvi i Kosovës për ‘gylenistët’: Këta që tradhtuan turqit, nesër e prejnë në besë edhe kryeministrin

  • 31/03/2018 | 23:44

Ipeshkvi i Kosovës për ‘gylenistët’: Këta që tradhtuan turqit, nesër e prejnë në besë edhe kryeministrin

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë po mbahet mesha kryesore e festës së Pashkëve. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Lush Gjergji, në fjalimin e tij gjatë kësaj ceremonie, përveç tjerash u deklarua edhe për ngjarjen e ditëve të fundit me deportimin e gjashtë shtetasve turq.


“Ne ata i kemi tradhtuar. I kemi prerë në besë. Këta që i kanë tradhtuar turqit nesër mund ta presin në besë edhe kryeministrin”, është shprehur ai.

Para shumë besimtarëve Gjergji ka folur edhe për dashurinë që duhet ta kemi me njëri tjetrin, sepse ajo bashkon familjet. Kjo dashuri sipas tij më shumë dhurohet se sa kërkon shpërblim dhe duhet të arrihet në çdo zemër të njeriut.

Gjergji u shpreh po ashtu se sot është krijuar një realitet i rëndë, ku iu krijua dyshimi, mosbesimi dhe hidhërimi, dhe kjo sipas tij vjen si boshllëk i dashurisë ndaj njëri-tjetri.

“Sa më e zbehtë është dashuria aq më e madhe është urrejtja për njerëzit”, deklaroi ai gjatë meshës së mbrëmjes

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë