Loading…

Ipeshkvi mesazh BE’së: Nëse nuk e pranon Shqipërinë se ka myslimanë, nuk e dua Evropën

  • 28/08/2018 | 15:14

Ipeshkvi mesazh BE’së: Nëse nuk e pranon Shqipërinë se ka myslimanë, nuk e dua Evropën

Pas debateve të shumta dhe inisitivave të deshtuara për itnegrimin e shoqërisë në Europë ka ragura në një postim në facbok edhe Dom Gjergj Meta.


Në një reagim të tij në facebook Dom Gjergj Meta ka deklaruar se “nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë”.

Ja postimi i plotë i Dom Gjergj Metës në Fb:

“Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilet jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një hollandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjten kredo.

Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë