Loading…

iPhone 7 me ngjyrë të kuqe, kampanjë për AIDS

  • 09/04/2017 | 15:52

iPhone 7 me ngjyrë të kuqe, kampanjë për AIDS

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus zbresin në fushë kundër AIDS me një ngjyrë të re të kuqe, që quhet (Product) red, edicion i veçantë.


Telefoni me këllëf alumini me ngjyrë të kuqe, feston mbi të gjitha 10 vjetorin e bashkëpunimit mes RED dhe Apple. Përmes shitjeve të tyre do të kontribuojë në fondin botëror të luftës kundër AIDS dhe të ndihmojë për të arritur objektivin e një brezi të lirë nga kjo e keqe.

Në të gjithë botën ky produkt mund të porositet online që prej 24 marsit. Ata do të jenë të disponueshëm në modelet prej 128 GB duke nisur nga 909 euro.

Puna e tij garanton hyrjen në programet e parandalimit për HIV/AIDS në Afrikën subsahariane, ku gjendet 2/3 e popullsisë së botës me HIV pozitiv.

Paratë e mbledhura nga RED do i jepen fondit botëror për luftën kundër AIDS për programe që ofrojnë testime, konsulenca, ilaçe dhe parandalime me objektivin specifik ndalimin e transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë