Loading…

iPhone i parë me portin USB’C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

  • 04/11/2021 | 12:13

iPhone i parë me portin USB’C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

iPhone i parë që ka port funksional USB-C është shfaqur muajin e kaluar, e tani po shitet në ankand.

Megjithatë, Apple nuk e ka prodhuar portin USBC për iPhone, por atë e ka bërë Ken Pillonel, student i robotikës në Institutin e Teknologjisë në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Pillonel është lodhur nga pritjet që Apple të prodhojë iPhone me portin USB-C, kështu ia plotësoi vetes këtë dëshirë.

Pas një muaj punë të palodhshme, Pillonel me sukses ka arritur të integroj portin USB-C në iPhoneX, e të gjitha detajet i prezantoi në një video të publikuar në YouTube.

Tani porti USB-C i prodhuar për iPhone mundëson mbushjen e baterisë dhe transferimin e të dhënave. Kjo pajisje po shitet në eBay, e çmimi ka tejkaluar shumën prej 80 mijë dollarëve. Ankandi do të jetë i hapur deri më 11 nëntor.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që përdorimi i porteve USB-C të jetë i obligueshëm për të gjithë telefonat e mençur, kështu edhe Apple duhet të vendosë nëse do të respektojë këtë apo do të mendojë ndonjë metodë alternative të mbushjes siç është mbushësi pa tela.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë