Samsung mund të mos jetë kompania e vetme e madhe, që po përballet me probleme të pajisjeve që shpërthejnë në flakë. Kjo pasi në Kinë, raportohet për disa raste të shpëthimit të iPhone –ve, transmeton Gazeta Metro.
Kompania për mbrojtjen e konsumatorit atje tha se të paktën 8 iPhone kanë shpërthyer, përfshirë modelet iPhone 6 dhe iPhone 6S. “Apple duhet të tregojë përgjegjësi ndaj konsumatorëve. Shumë thonë se ankesat e tyre nuk zgjidhen në mënyrë efiçente”, deklaroi Këshilli për Konsumatorët në Shanghai.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet për iPhone që shpërthejnë. Në tetor, një burrë në Australi, e gjeti makinën të mbushur me tym, pasi celulari që kishte lënë brenda kishte marrë flakë. Mat Jones tha se kishte vetëm 7 ditë që e kishte blerë pajisjen.