Loading…

IPK thotë se ka disa raste ku është duke i hetuar në mënyrë të fshehtë zyrtarët policorë

  • 19/09/2023 | 19:20

IPK thotë se ka disa raste ku është duke i hetuar në mënyrë të fshehtë zyrtarët policorë

Shefi i hetimeve në Inspektoratin e Policisë të Kosovës (IPK), Bardhyl Haxhimustafa, ka thënë se ka një numër të konsiderueshëm të veprave penale ku janë duke u hetuar disa zyrtarë policorë.


Hetimet, sipas tij, po bëhen me masa të fshehta.

“Ka një numër të konsiderueshëm të veprave penale që IPK heton ndaj zyrtarëve policorë, divizioni për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsion ka disa raste intensive që është në drejtim të zbardhjes së veprave penale që janë të përfshirë zyrtarët policorë, hetimin është duke e zhvilluar përmes masave të fshehta”, tha ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit.

Tutje, ai dha detaje për operacionin e koduar “Ulpiana”, ku u arrestuan pesë persona, ndër ta, edhe një zyrtar policor. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

“Ky operacion ka qenë organizim i IPK-së pas një hetimi dymujor, ku hetimi ka filluar me autorizim të Prokuorisë Themelore të Prishtinës. Ka filluar hetimi ndaj një polici, në bazë të mbledhjeve të dëshmive dhe masave të fshehta ka rezultuar se të përfshirë edhe disa qytetarë. Fillimisht, IPK me autorizim të Prokurorisë ka filluar hetimin për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, gjatë aplikimit të masave të fshehta ka rezultuar që polici është përfshirë edhe për organizim të bixhozit, veprimtaria kryesisht është kryer në Prishtinë, është zhvilluar përmes telefonave”, tha ai.

Haxhimustafa bëri të ditur se Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për bastisje në pesë lokacione, derisa shtoi se ky rast është ende nën hetim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë