Loading…
‘IRA e Re’ kërkon falje për vrasjen e gazetares Lyra McKee me 18 prill
  • 23/04/2019 | 14:12

‘IRA e Re’ kërkon falje për vrasjen e gazetares Lyra McKee me 18 prill

Policia e Irlandës Veriore e konsideron akt terrorrist vrasjen e gazetares dhe kanë ndaluar 3 persona deri tani si të dyshuar rreth vrasjes së gazetares e cila po përcillte trazirat në Londonderry të enjten e kaluar, transmeton Gazeta Metro.


Të dy kryeministrat e vendeve fqinje, Britanisë dhe Irlandës kanë reaguar dhe dënuar sulmin dhe vrasjen e gazetares 29 vjeçare. Policia raporton se popullata e indinjuar po ju ndihmon në zbardhjen e rastit dhe kanë arrestuar tre persona deri tani, ky dy prej tyre janë liruar.

IRA e Re, mbetje e organizatës famëkeqe terrorriste Irish Republican Army (IRA), sot ka kërkuar falje për vrasjen e gazetares Lyra McKee, që ngjalli shumë zemërim në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në komunikatën e pranuar sot nga gazeta The Irish Times, shkruhet se “Mbrëmjen e së enjtes pas sulmit të papritur të forcave mbretërore britanike të armatosura rëndë në Creggan që provokuan trazirat, IRA nisi njesitet tona për të përballur me ta. Gjatë përleshjes me armikun Lyra McKee vdiç tragjikisht sa ishte duke qendruar afër forcave të armikut. Ne kemi udhëzuar vullnetarët tanë që në të ardhmen të kenë kujdes të shtuar kur përballen me armikun dhe kemi vendosur masa që të ndihmojnë në parandalimin e këtyre rasteve. IRA i kërkon falje dhe ofron ngushëllimet më të sinqerta familjes, partnerit dhe miqëve të Lyra McKee për vrasjen e saj”.

Kjo organizatë është bashkim i grupeve militante të mbetura pas arritjes së marrëveshjes së paqes të 1998’së, që u bashkuan me “the Real IRA” dhe ‘Continuity IRA’ edhe pse ata i referohen vetes ende si “the Irish Republican Army”. Deri tani mendohet se ky grup është përgjegjës për katër sulme pas ndërprerjes së konfliktit në Irlandën e Veriut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë