Loading…

Iraku i jep mësim Serbisë, i ndan Kuvajtit qindra milionë dollarë për dëmet e luftës

  • 02/11/2021 | 17:04

Iraku i jep mësim Serbisë, i ndan Kuvajtit qindra milionë dollarë për dëmet e luftës

Autoritetet irakiane njoftuan të hënën se së fundi ia kanë paguar Kuvajtit 490 milionë dollarë amerikanë si pjesë e dëmshpërblimit për periudhën e luftës.


“Iraku pagoi 490 milionë dollarë kompensim të martën e kaluar nga shuma e përcaktuar nga OKB-ja rreth pushtimit të Kuvajtit nga regjimi i rrëzuar në vitet e nëntëdhjeta”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Irakut në Kuvajt.

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda
“Iraku do të punojë për ta paguar sasinë e mbetur të kompensimit (629 milionë dollarë) në fillimin e vitit 2022”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës irakiane, shkruan Anadolu.

Në vitin 1991, Kombet e Bashkuara e obliguan Irakun që t’ua paguajë shifrën prej 52.4 miliardë dollarësh individëve, kompanive, organizatave qeveritare e të tjerëve që pësuan humbje nga pushtimi irakian i Kuvajtit.

Iraku e kishte ndërprerë pagesën e kompensimit për Kuvajtin në vitin 2014 për shkak të luftës kundër ISIS-it, që e kontrollonte një të tretën e vendit, por i rifilloi pagesat për dëmet nga viti 2018.

Shembuj të tillë ndërkombëtarë janë mësim i mirë për Serbinë, e cila edhe më shumë se dy dekada pas luftës shkatërruese në Kosovë refuzon të paguajë për dëmet e shkaktuara. Express / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë