Protestat kanë vazhduar anekënd Iranit edhe të hënën derisa forcat e regjimit po tentojnë t’i shtypin me dhunë ato. Rasti i rëndë i vajzës ka ndodhur në provincën Sistani Baluchestan në lindje të Iranit, ku ka pasur terror qeveritar dhe dhjetëra të vrarë, transmeton Gazeta Metro.
Një nxënëse në një shkollë të mesme në Iran është rrahur deri në vdekje pasi oficerët e policisë i gjetën një foto të copëtuar të Liderit Suprem të Iranit, Ruhollah Khomeini, në njërën prej librave shkollor ka raportuar media lokale në provincën Sistani dhe Baluchestan të dielën në mbrëmje.
حال وش/ روز سه شنبه ۳ آبان ۱۴۰۱، یک دختر پایه سوم راهنمایی مدرسه پروین اعتصامی ایرانشهر با نام « پارمیس همنوا»در اثر ضرب و شتم گارد امنیتی و ضربه به ناحیه سر کشته شد..
ادامه مطلب https://t.co/SnsZzdtCFg#مهسا_امینی#زاهدان_خونین pic.twitter.com/L3gh7boLs8— حال وش (@haalvsh) October 30, 2022
Vajza është identifikuar si Parmis Hamnava, ishte në shkollë në Iranshahr në provincën Sistan dhe Baluchestan kur forcat e sigurisë kanë hyrë në klasa dhe kanë nisur kontrollin e librave të nxënësve, ku edhe i gjetën fotografinë e grisur në libër. Ata e rrahën egërsisht në sy të nxënësve dhe ajo ka vdekur më vonë nga plagët në spital. Ky incident ka ndodhur javën e kaluar sipas raportit.
Forcat e Sigurisë i kanë kërcënuar familjen Hamnava dhe mësuesit për të mos folur në media për incidentin para se t’ia dorëzonin kufomën e saj për ta varrosur.
Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim ka mohuar raportin duke pretenduar se nuk ekziston një nxënëse e tillë dhe nuk janë vrarë nxënës në Iranshahr.
Në këtë provincë ku shumica e banorëve janë popullatë etnike Baluch, myslimanë sunni, ka pasur represion të madh të regjimit iranian, me dhjetëra të vrarë në Zahedan. Poashtu ka pasur edhe rezistencë të madhe ndaj regjimit dhe të vrarë nga forcat iraniane. Një kolonel i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është vrarë javën e kaluar.
Regjimi fanatik në Iran ka vrarë në këtë mënyrë makabre së paku dy gra të reja, shto edhe Mahsa Aminin, që e rrahën deri sa ra në koma dhe vdiq. Në njërin rast janë xhiruar nga kamerat duke kërcënuar familjen të thonë se ishte aksident.
Në Iran /protestat kanë vazhduar edhe pas qindra të vrarëve që llogariten të jenë mbi 200 dhe me mijëra të arrestuar. Mijëra tashmë janë paditur, ndërsa mjaft prej tyre janë dënuar me burgim e disa prej tyre edhe me vdekje.
دانشگاه امیرکبیر ۹ آبان#مهسا_امینی pic.twitter.com/pXPjRNVSi0
— +۱۵۰۰تصویر (@1500tasvir) October 31, 2022
Shumë studentë iranianë kanë pranuar mesazhe telefonike që i informonin se janë suspenduar dhe përjashtuar nga universitetet e tyre për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Atyre iu është ndaluar hyrja në pronën e universitetit që nxiti protesta përsëri.
«قسم به خون یاران، ایستادهایم تا پایان!»
‘دانشگاه امیرکبیر /پلیتکنیک تهران، ۹ آبان’ #مهسا_امینی pic.twitter.com/BbMrZgH8z3— Vahid Online (@Vahid) October 31, 2022
“Nëse studentët suspendohen, universiteti do të mbyllet” brohorisnin studentët në Universitetin e Teknologjisë Amirkabir në Teheran sipas xhirimeve të shpërndara në rrjete sociale./gazetametro.net
پیام: دانشگاه ما (بهشتی) تقریبا هر روز شلوغ میشه و هر روز ما جلو سلف جمع میشیم و شعار میدیم. بعضی روزا کم هستیم بعضی روزا زیاد.
این ویدیو امروزه، جمع شدیم و زیاد هم بودیم و حتی چندتا از استادهای با شرف همراه ما شدند. ۹ آبان#مهسا_امینی pic.twitter.com/LcekP04ek4— +۱۵۰۰تصویر (@1500tasvir) October 31, 2022