Loading…

Irani çdo javë i përzë nga 20 deri në 30 mijë refugjatë afganë

  • 08/12/2021 | 13:50

Irani çdo javë i përzë nga 20 deri në 30 mijë refugjatë afganë

Pas tërheqjes së befasishme të trupave ndërkombëtare nga Afganistani, mijëra shtetas janë arratisur nga ai vend me shpresë të strehimit në shtetet fqinje, e kanë arritur deri në Evropë. Një raport i ri zbulon se shteti fqinj islamik i Afganistanit nuk është aq mikpritës ndaj këtyre imigrantëve siç kanë shpresuar afganët. As Pakistani miqësor ndaj Talibanëve nuk i trajton më mirë afganët refugjatë, transmeton Gazeta Metro.


Republika Islamike e Iranit rishtas ka përshpejtuar ritmin e përjashtimit të refugjatëve afganë që të shtyrë nga dëshpërimi po kalojnë kufirin ilegalisht ka raportuar agjencia e lajmeve The Associated Press të martën.

Që prej pushtimit nga Talibanët në mes të gushtit, kolapsi ekonomik i Afganistanit është përshpejtuar duke i lënë pa punë miliona njerëz raporton AP. Në tre muajt e fundit më shumë 300 mijë njerëz kanë kaluar kufirin me Iranin ilegalisht, sipas Këshillit për Refugjatë të Norvegjisë, ritëm që po shtohet tani me 4000 deri në 5000 mijë ditë që po hyjnë.

Si rezultat i kësaj dyndje Irani këtë vit ka kthyer mbi 1 milion imigrantë afganë dhe tashmë ka tri herë më shumë imigrantë afganë si rezidentë që kanë hyrë në dekadën e fundit.

Irani ka përshpejtuar riatdhesimin duke kthyer 20 deri në 30 mijë afganë prapa çdo javë. Vetëm këtë vit janë kthyer 1.1 milionë 30 % më shumë se totali në vitin 2020, sipas të dhënave të agjencisë ndërkombëtare për migrim. Ata që përjashtohen provojnë në vazhdimësi të hyjnë.

AP ka theksuar se që prej pushtimit nga Talibanët, shumë burra kanë lënë familjet e tyre. Industria e trafikimit ka shpërthyer në Afganistan.

Pagesa për një person sipas hulumtimit të AP është 400 dollarë. Sipas raportit të tyre një prej trafikantëve ka shpjeguar se gati të gjithë imigrantët janë meshkuj të pamartuar. Trafikantja, një grua nga Herat, ka thënë se që nga gushti ajo transporton rreth 300 persona në javë, përfshi gra e fëmijë.

Rrugës kontrabandistët paguajnë ryshfet talibanëve, rojeve kufitare iraniane, pakistaneze që të mbyllin sytë ka thënë kjo trafikante./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë