Loading…

Irani eksporton 2.44 milionë fuçi nafte në ditë

  • 03/11/2016 | 12:00

Irani eksporton 2.44 milionë fuçi nafte në ditë

Irani ka eksportuar në fund të muajit tetor 2.44 milionë fuçi naftë bruto në ditë, një nivel historik, deklaroi ministri iranian i Naftës, Bijan Namdar Zanganeh, cituar sot nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr.

Para hyrjes në fuqi të marrëveshjes për programin bërthamor me fuqitë e mëdha në muajin janar dhe heqjen e një pjese të sanksioneve ndërkombëtare Irani eksporton rreth një milionë fuçi naftë në ditë.

Irani, që renditet i katërti për nga rezervat botërore të naftës dhe i dyti për gazin, vendosi në muajin maj një objektiv për eksportin e 2.2 milionë fuçive naftë në ditë, për të arritur nivelon e eksporteve para sanksioneve.

OPEC ka vendosur në fund të shtatorit reduktimin e prodhimit për të mbështetur çmimin, Por tre vendet anëtare, Irani, Libia dhe Nigeria janë lejuar të prodhojnë në nivele maksimale.

Në mes të muajit tetor, Teherani ka njoftuar qëllimin për të rritur prodhimin në katër milionë fuçi naftë në ditë, niveli para sanksioneve në vitin 2011.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë