Loading…

Irani i gëzohet largimit të Trump: Shpresojmë që njerëzit tjerë kanë marrë mësim

  • 21/01/2021 | 17:34

Irani i gëzohet largimit të Trump: Shpresojmë që njerëzit tjerë kanë marrë mësim

Ministri i jashtëm i Iranit përshëndeti largimin e Presidentit të SHBA Donald Trump, dhe administratës së tij, ndërsa sugjeroi se Joe Biden duhet të braktisë politikat e paraardhësit të tij, transmeton Gazeta Metro.


‘’Trump dhe sekretari amerikan Mike Pompeo, janë zhvendosur në koshin e mbeturinave të historisë me turp’’, tha Javad Zarif, ministër i jashtëm iranian, menjëherë pasi Biden kreu betimin.

“Por kujtimet e Gjeneral Soleimanit dhe 1 mijë të tjerë të vrarë, gjymtuar dhe të uritur nga ushqime dhe medikamente nga shteti i Trump – dhe ekonomik – terrorizmi dhe krimet kundër njerëzimit do të shkëlqejnë”, shtoi diplomati i lartë iranian.

Ai nënkuptonte që SHBA. duhet të ndryshonte politikën, duke thënë: “Ndoshta njerëz të rinj në Washington DC kanë marrë mësim.”

Soleimani, komandanti i Forcës Quds të Trupave të Gardës Revolucionare , u vra në një sulm me dron amerikan në Bagdad më 3 janar 2020./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë