Loading…
Irani kërcënon Amerikën: Ata që bëjnë këso lufte nuk mund të presin të jenë të sigurt
  • 10/06/2019 | 22:33

Irani kërcënon Amerikën: Ata që bëjnë këso lufte nuk mund të presin të jenë të sigurt

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Yukiya Amano, e ka konfirmuar se Irani po shton prodhimin e uraniumit të pasuruar, transmeton Gazeta Metro.


Yukiya Amano nuk e konfirmoi se kur Irani do të arrijë kufizimin e caktuar me marrëveshjen ndërkombëtare të 2015. Ai shtoi se është i brengosur me tensionim e situatës dhe bëri thirrje për dialog.

Muajin e kaluar pas përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA’në dhe vendosjen e sanksioneve shtesë nga amerikanët paralajmëruan se nuk do ti përmbahen zotimeve të marrëveshjes tani 6 palësh pas largimit të SHBA’ve nga marrëveshja.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka thënë se përmirësimi i marrëdhënieve është e mundur vetëm nëse ndalet e ashtuquajtura  “lufta ekonomike e Amerikës”.  Ai shtoi se “ata që luftojnë kështu nuk mund të presin të jenë të sigurt” gjatë konferencës së shtypit me homologun e tij gjerman Heiko Maas që po vizitonte Teheranin në përpjekje të shpëtonte marrëveshjen.

Uraniumi i pasuruar shfrytëzohet si lëndë për armë bërthamore e mbetja e lëndës së shpenzuar nga reaktori i ujit të rëndë përmban plutonium dhe është e përshtatshëm për bombë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, njoftoi muajin e kaluar se nuk  do të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar dhe po ashtu i lajmëroi palët e mbetura nënshkruese se kanë afat deri më 7 korrik për të mbrojtur shitjet e naftës së Iranit, përndryshe nuk do ti përmbahet më kufizimeve të marrëveshjes. /gazetametro.net  

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë