Loading…
Irani kërcënon përsëri: Nëse nuk më ndihmoni kundër amerikanëve do të rris rezervat e uraniumit
  • 17/06/2019 | 19:34

Irani kërcënon përsëri: Nëse nuk më ndihmoni kundër amerikanëve do të rris rezervat e uraniumit

Zëdhënësi i organizatës iraniane të energjisë bërthamore ka thënë sot se vendi i tij do ta kalojë së shpejti kufirin e sasisë së uraniumit të pasuruar që lejohet të ketë sipas marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015, transmeton Gazeta Metro.


Ai tha se Irani do të ishte i hapur për ta respektuar këtë kufi, nëse ndihmohet të shmangë sanksionet amerikane ndaj industrisë së tij të naftës. Në komentet e bëra për gazetarët në televizionin shtetëror, Behrouz Kamalvandi tha se në 27 qershor rezerva e uraniumit të pasuruar do ta kalonte kufirin e lejuar prej 300 kilogramësh.

Por ai tha se Irani do të ishte i hapur për ta respektuar këtë kufi, nëse merr ndihmë nga nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes për të shmangur sanksionet e SHBA ndaj industrisë së tij jetike të naftës.

Në bazë të marrëveshjes së vitit 2015, Irani pranoi të kufizonte programin e tij bërthamor, për të zbutur shqetësimet rreth programit të tij të dyshuar të armëve bërthamore. Si shkëmbim, atij iu lehtësuan sanksionet ekonomike që e kishin dëmtuar rëndë ekonominë e tij.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja vitin e kaluar, duke bërë që Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania të kërkonin vetë mënyrat se si do ta mbanin gjallë marrëveshjen me Iranin.

Në fillim të majit, Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se Irani si kundërpërgjigje ndaj tërheqjes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja, nuk do të respektonte më kufizimet që i ishin vënë për rezervat e uraniumit të pasuruar dhe ujit të rëndë, siç ishte rënë dakord në vitin 2015. Irani ankohet se vendet e tjera nuk kanë bërë sa duhet për ta ndihmuar atë të gëzojë përfitimet ekonomike nga lehtësimi i sanksioneve për sa kohë që ai u përmbahet kufizimeve të programit bërthamor sa i përket sasisë së uraniumit që mund të posedojë ashtu edhe nivelit në të cilin mund të pasurohet materiali.

Washington më pas vendosi sanksione të reja ekonomike ndaj Teheranit në shpresën për negocimin e një pakti të ri me Teheranin. Këto sanksione përfshijnë largimine përjashtimin e importit të naftës nga shtete mike si Japonia. Këtyre shteteve ju skaduan përjashtimet në muajin maj.

Por agjencia e OKB-së për mbikëqyrjen bërthamore thotë se Irani ka vazhduar të përmbushë kushtet e marrëveshjes, por e theksuan se Irani po e përshpejtonte pasurimin e uraniumit.

Të hënën, Presidenti Rouhani tha se marrëveshja ende mund të shpëtohet.

Një armik kryesor i Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të rivendosë sanksionet kundër Iranit nëse ai shkel marrëveshjen për rezervat.

Këto zhvillime vijnë pas sulmeve ndaj dy cisternave të naftës javën e kaluar në rajon, për të cilat jo vetëm SHBA’të kanë fajësuar Iranin. Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve kanë arritur një pikë tjetër të lartë, një vit pasi presidenti Dondal Trump i tërhoqi SHBA’të nga marrëveshja bërthamore për Iranin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë