Loading…

Irani në heshtje po zhvillon raketa bërthamore: Fuqitë evropiane paralajmërojnë Kombet e Bashkuara

  • 05/12/2019 | 17:01

Irani në heshtje po zhvillon raketa bërthamore: Fuqitë evropiane paralajmërojnë Kombet e Bashkuara

Tre fuqitë Evropiane kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, se Irani po zhvillon raketa balistike bërthamore në kundërshtin me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, transmeton Gazeta Metro.


Një letër e dërguar nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania thotë se Irani po teston një variant rakete, të pajisur me një mjet të ri-hyrjes të manovrueshëm, që mund të ofrojë armë bërthamore.

Një aktivitet i tillë është në kundërshtim me një rezolutë që miraton marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015. Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif tha letra ishte një ”gënjeshtër e dëshpëruar” e nxjerrë nga fuqitë evropiane, për të mbuluar paaftësinë e tyre të mjerueshme në përmbushjen e minimumit të detyrimeve të tyre, nën marrëveshjen bërthamore.

Rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit, i bën thirrjë Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprimtari që lidhet me raketa balistike të dizajnuara për të ofruar armë bërthamore, duke përfshirë lëshimet me përdorimin e një teknologjie të tillë rakete balistike”.

Irani ka këmbëngulur që programi i tij bërthamor është plotësisht paqësor, dhe mohoi që programi i tij i raketave balistike shkel rezolutën.
Por letra evropiane thotë se pamjet video të një testi të postuar në rrjetet sociale me 22 prill, treguan përdorimin e një përforcuesi për të krijuar armë bërthamore.
Irani ka shkelur një numër angazhimesh në bazë të marrëveshjes në muajt e fundit, në përgjigje të vendimit të presidentit amerikan Trump vitin e kaluar, për të braktisur marrëveshjen e për të rikthyer sanksionet ekonomike.

Trump dëshiron të detyrojë Iranin të negociojë një marrëveshje të re që do të vendos frenime të pacaktuar në programin e saj bërthamor, dhe gjithashtu do ndalojë zhvillimin e raketave balistike.

Irani nuk ka pranuar të negociojë nëse SHBA’të, nuk heqin sanskionet ndaj shtetit të tyre.
Pesë palët tjera në marrëveshje, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia janë përpjekur ta mbajnë të gjallë Iranin. Por sanskionet kanë bërë që eksportet e naftës në Iran të bien, dhe vlera monetare gjithashtu, ndërsa inflacioni vazhdon të rritet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë