Loading…

Irani në krizë, protesta pas ngritjes së çmimit të naftës

  • 16/11/2019 | 15:23

Irani në krizë, protesta pas ngritjes së çmimit të naftës

Irani është kapluar nga protestat pas vendimit të papritur të qeverisë për ngritje të çmimit të naftës, raportojnë mediat iraniane, transmeton Gazeta Metro.


Çmimet u ngritën për së paku 50 për qind të premten. Autoritetet kanë thënë se kjo ngritje e çmimit vjen si pasojë e dëmtimit të ekonomisë së Iranit nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Irani është përballur me sanksione të rënda ndaj eksportit të naftës, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018.

Mediat iraniane kanë raportuar për protesta të premten në mbrëmje në disa qytete të Iranit, duke theksuar se protestuesit kanë tentuar t’i vejnë zjarrin një depoje të naftës.

Sipas vendimit të ri, çdo ngasës lejohet të blejë 60 litra naftë në muaj dhe çdo litër që e tejkalon atë njësi do të paguhet dyfish.

Irani është ndër vendet me çmimin më të ulët të naftës në botë për shkak të rënies së valutës dhe po ashtu është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës me eksporte që arrijnë miliarda dollarë çdo vit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rivendosur sanksionet kundër Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë