Loading…
Irani ofendoi dje, Trump iu kujtoi ‘miqësisht’ se nuk kanë të bëjnë me Barack Obama më
  • 26/06/2019 | 11:38

Irani ofendoi dje, Trump iu kujtoi ‘miqësisht’ se nuk kanë të bëjnë me Barack Obama më

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ofendoi amerikanët duke i quajtur të mangët mendor, sot Presidenti i SHBA’ve paralajmëroi ata se nëse sulmojnë çfarëdo amerikane do të ndeshen me forcë të papërballueshme dhe dërrmuese, transmeton Gazeta Metro.


Me një seri postesh në media sociale Donald Trump u përgjigj deklarimeve të përçarta presidentit iranian sot më me qetësi se zakonisht, i paralajmëroi mos të nxisin amerikanët duke shkruar se “regjimi i Iranit nuk e kupton fjalët mirësjellje dhe dhembshuri, është për të ardhur keq se vetmja gjë që kuptojnë është forca, e SHBA’të janë larg fuqia më e madhe ushtarake në botë, vetëm dy vitet e fundit janë investuar 1.5 trilion dollarë ”.

Trump vazhdoi me dënimin e sulmeve me bomba dhe vrasjen e amerikanëve duke shkruar “Populli i mrekullueshëm iranian vuan e pa nevojë, udhëheqësit e tyre shpenzojnë të gjitha në terror e pak në të tjera gjëra. Ne nuk kemi harruar përdorimin e bombave për të vrarë mbi 2000 amerikanëve, e plagosën më shumë”.

Presidenti Amerikan, Donald Trump, e mbylli me një paralajmërim të frikshëm për Iranin, ku shkroi se “Deklarata fyese e Iranit vetëm shfaq injorancën e tyre dhe mangësinë e tyre të të kuptuarit të realitetit. Çfarëdo sulmi nga Irani në gjithçka amerikane do t’i përgjigjemi me forcë dërrmuese. Në disa fusha forca dërrmuese do të ketë pasoja shkatërruese. S’ka më John Kerry dhe Obama!”.

Marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më tej kur si reagim ndaj sulmit dhe rrëzimit të dronit amerikan mbi ngushticën e Hormuzit, presidenti Trump vendosi sanksione ndaj Ayatollah Ali Khamenei, liderit suprem të Iranit. Presidenti i Iranit ishte fyes e ofendues ndaj të gjithëve në Washington në reagimin e tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë