Loading…

Irani pranon dërgesat e parë të vaksinave: Zgjedh ato ruse, jo amerikane

  • 04/02/2021 | 16:31

Irani pranon dërgesat e parë të vaksinave: Zgjedh ato ruse, jo amerikane

Irani të enjten mori grupin e parë të vaksinave anti-koronavirus, të prodhuar nga jashtë ndërsa vendi lufton për të ndaluar shpërthimin më të keq të pandemisë në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Metro.


Dërgesa përbëhet nga 500,000 doza të vaksinave Sputnik V të prodhuara nga Rusia, të cilat mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Teheranit Imam Khomeieni nga Moska, njoftoi agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars.

Gjithashtu TV shtetëror iranian citoi ambasadorin e Teheranit në Rusi, Kazem Jalali, të thoshte se Irani ka porositur 5 milion doza nga Rusia. Tufat e radhës do të mbërrijnë më 18 shkurt dhe 28 shkurt, tha Jalali.

Muajin e kaluar, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Ali Khamenei ndaloi Iranin të importonte vaksinat Amerikane Pfizer-BioNTech dhe Astrazeneca të Britanisë, një reflektim i mosbesimit ndaj Perëndimit.

Koronavirusi deri më tani ka infektuar mbi 1.4 milion njerëz në Iran dhe ka vrarë më shumë se 58,000.

Në dhjetor, Irani filloi testimin e një vaksine të prodhuar iraniane tek njerëzit dhe tha se pret ta shpërndajë atë në pranverë, një afat kohor jashtëzakonisht agresiv. Para zhvillimit të shpejtë të vaksinave të koronavirusit të këtij viti, metodat e zakonshme të testimit të një vaksine për siguri dhe efikasitet me prova masive mund të zgjasin deri në një dekadë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mar[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë