Loading…

Irani pretendon se ka arrestuar agjentë të Izraelit që po ‘nxisin protesta’

  • 27/07/2021 | 19:38

Irani pretendon se ka arrestuar agjentë të Izraelit që po ‘nxisin protesta’

Ministria e Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit ka pretenduar se ka arrestuar një rrjet të madh të agjentëve të Mossad dhe ka sekuestruar një numër të madh armatimi që është futur ilegalisht nga kufiri perëndimor i Iranit sipas mediave shtetërore. Ka disa dit rresht që pushteti diktatorial islami ka pretenduar se ka ndërhyrje nga jashtë që po nxisin protestat vazhdueshme në Iran, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të agjencisë shtetërore të Iranit FARS këta agjentë të Mossad kishin synim që të përdorin këtë armatim për të kryer atentate gjatë protestave që po ndodhin anekënd Iranit, si dhe shtuan se Izraeli kishte tentuar të kryente ‘akte sabotimi’ në vende të ndryshme gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Ky njoftim vjen pikërisht në kohën kur protestat po vazhdojnë në Iran për javën e tretë pas thatësirës së rënë dhe krizës me furnizim të ujit në jugperëndim të Iranit, dhe një ditë pasi protestat anti qeverisë shpërthyen në Iran.

Një video që është shpërndarë rrjetet sociale shihen protestuesit duke marshuar në rrugët e Teheranit të hënën duke bërtitur parulla si “vdekje diktatorit” dhe “as për Gazën e as Libanin: Sakrifikohemi për Iranin”.

Të martën po ashtu Garda Revolucionare Islamike e Iranit kishte njoftuar se kishte vrarë tre ‘terroristë” dhe arrestuar ‘tre ndihmës të tyre”. Sasi e konsiderueshme e armatimit dhe eksplozivit ishte konfiskuar gjatë operacionit sipas FARS.

Të hënën gjykata në provincën Fars të Iranit kishte njoftuar se kishin arrestuar 11 anëtarë të “grupit terrorist të Takfiri “ të kontrolluar nga jashtë Iranit. 25 persona tjerë janë arrestuar nga autoritetet si pjesë e këtij grupi ‘takfiri’ anekënd Iranit, në një operacion të koordinuar sipas njfotimit.

‘Takfiri’ është term i përdorur nga Irani dhe grupe pro iraniane që i referohen militantëve të krahut ekstrem islamist.

Në njoftim nuk përmenden detaje për grupin vetëm se kishin komplotuar me forca të huaja, dy europiane dhe disa shtete nga rajoni për të kryer operacione terroriste.

“Grupi kishte synim të kryente operacione terroriste njëkohësisht në disa provinca të vendit që ishte komplotuar dhe planifikuar dhe finanacuar në bashkëpunim me dy shërbime të inteligjencës të shteteve europian dhe disa shtete të rajonit por që fatmirësisht janë ndaluar, duke i falënderuar zyrtarëve të rendit” sipas agjencisë FARS./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë